Flash News

E-TJERA

Celibashi kërkon ndërhyrjen e policisë: Largoni njerëzit e paautorizuar nga QV-të

Celibashi kërkon ndërhyrjen e policisë: Largoni njerëzit e

Kryetari i Komisionit Qendror, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi zhvillimin e deritanishëm të procesit zgjedhor në rang vendi.

Në një dalje për mediat, ai tha se në Durrës dhe Tiranë është raportuar për prani të personave të paautorizuar nëpër disa qendra votimi.

Ai, urdhëroi që persona të cilët nuk kanë lidhje me procesin e votimit të largohen menjëherë në të kundërt do mbajnë përgjegjësi.

Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranueshme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.

Celibashi tha se ka ende në 502 qendra votimi probleme me identifikimin elektronik, por puna ka nisur manualisht.

Të fundit