Flash News

E-TJERA

Celibashi: Mungojnë gjysma e komisionerëve të PD në bashkinë e Vorës, propozimet jo banorë të zonës

Celibashi: Mungojnë gjysma e komisionerëve të PD në

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se në bashkinë e Vorës gjysma e komisionerëve të PD në qendrat e votimeve mungojnë për shkak se nuk kanë marrë autorizimet.

Në një deklaratë për mediat, tri orë pas nisjes së votimit, Celibashi tha se KZAZ nuk i ka pranuar komisionerët e PD-së në Vorë, pasi nuk ishin banues të zonës, megjithatë sipas tij kuorumi minimal i komisionerëve është arritur dhe votimi po zhvillohet normalisht.

Të gjitha qendrat e votimit janë funksionale në bashkinë e Vorës. Në një pjesë të këtyre qëndrave të votimit nuk është numri i plotë i anëtarëve të komisionit, gati në gjysmën e tyre, por në të gjitha qëndrat e votimit ekziston kuorumi, minimumi prej 4 anëtarësh të komisionit të qendrës së votimit.

Kemi pasur një situatë problematike në lidhje me këtë çështje, pasi KZAZ e Vorës nuk pranoi fillimisht propozimet e PD për anëtarë, sepse personat që ishin propozuar nuk ishin banorë të zonës siç e kërkon Kodi.

Pastaj kemi ndërhyrë si KQZ dhe i kemi vënë në dispozicion KZAZ Vorë,  një listë personash që kanë aplikuar në portalin e KQZ ta gatshëm për të zëvendësuar anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit në rast kur parti të ndryshme nuk kanë mundësi për një arsye apo një tjetër, ta bëjnë këtë.

Edhe në këtë rast KZAZ e Vorës e ka rrëzuar listën tonë. Është ankuar PD në KAS dhe KAS ka vendosur që të merren nga lista e propozuar nga KQZ. 

Mungojnë një pjesë e anëtarëve të PD që duhet të ishin propozuar nga PD, pasi KZAZ ka vendosur se meqenëse nuk janë banorë të Vorës, të mos lejohen”, tha Celibashi.

 

 

 

 

Të fundit