Flash News

E-TJERA

Celibashi: Numërimi i votës së diasporës do të kryhet në ambientet e KQZ-së

Celibashi: Numërimi i votës së diasporës do të kryhet

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar si do funksionojë procesi i votimit nga diaspora, e cila dvoton për herë të parë më 11 maj.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai ka zbuluar se procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave të emigrantëve do të bëhet nga KQZ në ambientet e KQZ.

“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për ccdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull.
Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ.
Numërimi ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ.
Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera.
Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha ai.

 

Të fundit