Flash News

E-TJERA

Celibashi: Pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionon në 532 qendra votimi

Celibashi: Pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionon në 532 qendra

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri tani në mbarë vendin në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

Në konferencën e parë për mediat lidhur me zgjedhjet vendore, ai tha se nga 205 QV nuk janë marrë ende informacione.

Janë 205 qendra votimit që sipas informacioneve që marrim përmes sistemit, na tregojnë këto të dhëna se pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrin informacion prej tyre. Janë 531 qendra votimit për të cilat nuk kemi informacion. Ose këto qendra votimit PiE nuk funksionon, ose pjesërisht, ose plotësisht.

Por këtë të dhënë nuk e kemi. Ndaj urdhëruam që procesi identifikimit të votuesve, të bëhet në mënyrë tradicionale. Në aspektin teknik nuk kishim më shumë kohë. Një pjesë e arsyeve mund të lidhen me mosparaqitjen e operatorëve në qendrat e votimit, apo dhe mungesën e plotë të informacioneve të tyre apo dhe funksionalitetin e pajisjes.”, tha Celibashi.

 

Të fundit