Flash News

E-TJERA

Celibashi: Zgjedhjet në Vorë do të përfundojnë edhe pa komisionerë të PD

Celibashi: Zgjedhjet në Vorë do të përfundojnë edhe pa

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se zgjedhjet për kryetar bashkie në Vorë do të mbyllen edhe pa praninë e komisionerëve të PD.

Duke folur nga Vora, për çështjen e mospranimit nga ana e PD për të propozuar kryetarë komisionesh në 22 qendra votimi në këtë njësi, Celibashi tha se   KZAZ ka respektuar ligjin dhe kuorumi i nevojshëm është plotësuar.

“Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. Të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD”, tha Celibashi.

Ai shtoi se lidhur me këtë situatë ka takuar edhe nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku në Vorë, e cila e njohu me shqetësimet e Partisë Demokratike.

“Ajo rikonfirmoi shqetësimet e prezantuara edhe nga përfaqësuesi i PD në KQZ. E para me mospasjen e anëtarëve të KQZ të propozuara nga ana e tyre për arsye që i kemi thënë, shqetësimi i fundit kishte në disa QV janë emëruar kryetarë përfaqësues të subjekteve të tjera zgjedhore.

KZAZ konfirmoi që nuk ka vendim të tillë. Mu tha që përmes telefonit u është bërë e ditur se mund ta ushtrojnë funksionin e kryetarit. KZAZ më njoftoi se një situatë e tillë ka qenë më parë, por tashmë nuk ka asnjë kryetar të tillë. Dhe kjo ngelet për t’u verifikuar”, tha Celibashi.

 

Të fundit