Flash News

E-TJERA

Ceremonia për betimin e Presidentit Begaj, detajet e fundit para seancës së posaçme

Ceremonia për betimin e Presidentit Begaj, detajet e fundit para

Pas pak minutash pritet që Bajram Begaj të marrë zyrtarisht detyrën si Presidenti i ri i vendit.

Sipas axhendes, parashikohet që në orën 18:00 pritet të nisë ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, i zgjedhur më 4 qershor  me 78 vota.

Seanca do nisë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa për 5 vitet në vijim, Begaj do të jetë Presidenti i ri i vendit, i cili pason presidentin në detyrë Ilir Meta.

Ceremonia për betimin e Presidentit Begaj, detajet e fundit para

Pak më parë, PD doli me një deklaratë zyrtare ku u shpreh se do të bojkotonte ceremoninë, duke e quajtur këtë seancë plenare si momentin ku kryeministri Edi Rama merr në dorë të gjitha pushtetet.

Ndërkohë në këto çaste, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u pa duke hyrë në parlamentin shqiptar.

Të fundit