Flash News

E-TJERA

Cilat ishin lëvizjet e autorëve para atentatit në Milot, shënjestër dyshohet të ketë qenë Brahimi për larje hesapesh

Cilat ishin lëvizjet e autorëve para atentatit në Milot,

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm në Milot, ku mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Ibrahimi.

Shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë Brahimi, ndërsa viktima ishte punësuar nga 46-vjeçari si shofer.

Mësohet se autorët i ndoqën për një kohë të gjatë Brahimin dhe Preçin, ndërsa këta të fundit po pinin kafe në një lokal në Milot.

Në momentin kur janë afruar për të hyrë në rrugën e pallatit, pranë banesave të tyre, autorët kanë dalë nga makina tip Audi dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës së blinduar të Brahimit.

Policia ka shoqëruar dhjetëra persona, të cilët janë marrë në pyetje për ngjarjen. Pista ku po heton policia, është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Kujtojmë se Ylli Brahimi është i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa Klisman Preçi ka precedent penal për grabitje me armë.

Mësohet se Ylli Brahimi lëvizte me makinë të blinduar, e cila u bë shoshë nga “plumbat” e autorëve.

Pak minuta pas atentatit, në Borizanë të Krujës është gjetur një mjet tip ”Audi”, me dy kallashnikovë brenda duke u djegur, ndërsa po verifikohet nëse është e atentatorëve.

Të fundit