Flash News

E-TJERA

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish ‘mbretit' të basteve në Tiranë

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

Që prej 11 gushtit 2022, “mbreti i lotove” Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë.

Fati i tij mbetet mister, ndërsa hipotezat mbi zhdukjen e tij janë të shumta.

Policia nuk ka ende një version zyrtar në lidhje me çfarë ka ndodhur me të, megjithatë në media deri më tani kanë dalë dy versione kryesore. Një pjesë e gazetarëve të kronikës raportojnë duke iu referuar një videoje që ata thonë se e kanë parë, se Ervis Martinaj është kapur nga kundërshtarët e tij dhe është ekzekutuar.

Ndërkohë, versioni tjetër lidhet me një skenar në lidhje me zhdukjen e tij me qëllim shmangien nga policia e cila e kishte shpallur në kërkim, por edhe prej kundërshtarëve pas vrasjeve të fundit në rrethin e tij shoqëror.

Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit, ndërsa në shkurt 2020 Operacioni Forca e Ligjit vendosi në sitë pasuritë e tij.

Por cila është lista e bizneseve që figuron në emër të tij dhe të afërmëve.

Ervis Martinaj ka patur një aktivitet të gjerë biznesi në fushën e lojërave të fatit, derisa ato u mbyll  me vendim të qeverisë Rama në dhjetor 2018. Nga një kontroll i thejshtë në faqen e QKR, në emer të Ervis Martinajt aktualisht disa biznese:

-Kompania Eurovis e themeluar ne 2013 me seli në Tiranë për shërbime financiare, import eksport, etj

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

Martinaj është pronar kazinosh si dhe i kompanisë së basteve “Albania Baste Live”.

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

Zotëron një tjetër biznes si person fizik për tregtim dhe shërbime kompjuterike dhe servis.

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

Pronar i "King Casino", të themeluar në vitin 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. 

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

Pronar i ‘Alba Telecommunication’ bashkë me Besarta Prrenjasin, kompani e pezulluar që shërben për të kryer çdo lloj veprimtarie nepermjet telefonit per llogari te vet apo te treteve me seli ne Sjqiperi apo ne çdo vend tjeter qe ka lidhje me Republiken e Shqiperise. U themelua në vitin 2012.

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

‘Martinaj 2003’, është një tjetër kompani e tij, por në emër të xhaxhait të tij, Rakip Martinaj, i ati i Brilant Martinajt i cili u vra disa muaj më parë në Fushë Krujë në një atentat.

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

Një bar kafe në emër të Vasilika Martinajt, nëna e Ervis Martinajt.  

Cilat janë shtatë kompanitë Ervis Martinajt, ish

Të fundit