Flash News

E-TJERA

Cili është lideri shqiptar i MV-së që ka refuzuar ftesën e Ramës

Cili është lideri shqiptar i MV-së që ka refuzuar

Kryeministri Edi Rama do të organizojë një takimtë martën në Tiranë me liderët e Maqedonisë së Veriut.

Të ftuar nga Rama janë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Bilal Kasami nga BESA, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Taçi.

Mirëpo, siç duket jo të gjithë do të jenë të pranishëm në takimin jozyrtar të organizuar nga Rama.

Siç raporton gazetarja Ferikan Iljazi nga Shkupi për Euronews Albania, kreu i Lëvizjes Besa Bilal Kasami ka refuzuar ftesën e kryeministrit.

“Është ftesë drejtuar të gjitha partive parlamentare të cilët janë të drejtuara apo të përbëra nga shqiptarë, por deri tani, shumica e ka pranuar ftesën, përveç kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, i cili ka qenë i paqartë, duke thënë se ka pranuar ftesën e Edi Ramës, por nuk dëshiron që të ulet në një tavolinë me Ali Ahmetin.

Kur të gjithë do të ulen në një tavolinë, nuk dihet se në çfarë forme do ta pranojë ftesën Bilal Kasami, vetëm ky moment është i paqartë. Të tjerët nuk kanë pasur probleme, Lëvizja Besa ka vlerësduar se kjo është thjesht një tentativë për ta faktorizuar BDI-në nga Tirana zyrtare”, ka thënë gazetarja.

Të fundit