Flash News

E-TJERA

Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?

Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?

Pjesa më e madhe e shqiptarëve njohin si minoritet kombëtar romët (98.2%), egjiptianët (92%), grekët (84.1%), arumunët (66.2%) dhe maqedonasit (63.7%).

Katër minoritetet e tjera etnike të njohura nga ligji shqiptar, njihen më pak nga qytetarët. Përkatësisht bullgarët (46%), boshnjakët (42%), malazezët (32%) dhe serbët (24%).

Shqiptarët janë të hapur ndaj minoriteteve të huaja me bazë etnike. Mbi 90% e gjithë shqiptarëve e pranojnë një person të pakicës greke në rrethin e tyre shoqëror apo profesional. Më pak janë ata (78.6%) që do të pranonin të martoheshin me një pjesëtar të këtij minoriteti.

Edhe minoriteti arumun shfaqet i pranuar nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve.

Më shumë se tre të katërtat (78%) e qytetarëve shqiptarë do e pranonin një arumun pranë familjes apo punës së tyre. Tre në pesë (59%) shqiptarë edhe do martoheshin me një arumun/e.

Komuniteti rom pranohet nga të paktën tre në pesë (62%) shqiptarë, si në familje edhe profesion. Lidhje martesore me një person të minoritetit rom do pranonin vetëm 19% e shqiptarëve.

Edhe ndaj minoritetit egjiptian shqiptarët shprehen përgjithësisht të hapur.

Të paktën tre në pesë shqiptarë (60%) i pranojnë ata si miq, fqinj, kolegë apo mësues e mjek të familjes së tyre. Thuajse një në pesë (18.5%) shqiptarë edhe do martohej me një person të këtij komuniteti. Euronews Albania

 

 

Të fundit