Flash News

E-TJERA

Cilit institucion i besojnë më shumë shqiptarët?

Cilit institucion i besojnë më shumë shqiptarët?

Ambasada e SHBA-së është institucioni më i besuar (52,6%) nga shqiptarët.

Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me besimin që ata kanë te institucione të ndryshme të vendit.

Rezultatet tregojnë se ndërkombëtarët janë ata të cilët gëzojnë më shumë besim mes qytetarëve. Gjysma e shqiptarëve (50,2%) i beson delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Më shumë se dy në pesë shqiptarë (45,3%) ka shprehur besim tek i gjithë komuniteti ndërkombëtar që vepron në Shqipëri. Sa i përket institucioneve shtetërore, për shqiptarët më e besuara ndër to është qeveria (34,6%), dhe më pas policia (33,7%) dhe ushtria (30,1%).

Mediat nuk gëzojnë besim të lartë mes shqiptarëve. Më pak se një në pesë shqiptarë i beson medias tradicionale (18,9%), asaj online (13,2%) apo informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale (11%).

Mes institucioneve shtetërore, ai që gëzon më pak besim mes qytetarëve është Presidenti i republikës (2,2%) dhe Partitë Politike (3,1%).

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor. Euronews Albania 

 

Të fundit