Flash News

E-TJERA

Covax publikon planin paraprak për shpërndarjen e vaksinave, sa përfitojnë Shqipëria e Kosova

Covax publikon planin paraprak për shpërndarjen e vaksinave, sa

Aleanca COVAX ka publikuar planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, në të cilën marrin pjesë 180 shtete.

Paraprakisht, pritet të jepen rreth 240 milionë doza të kompanisë AstraZeneca.

Sipas planin, Shqipëria përfiton 141,600 doza vaksinash të AstraZeneca, ndërsa Kosova 100,800, të së njëjtës kompani farmaceutike.

Covax publikon planin paraprak për shpërndarjen e vaksinave, sa

Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.

Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, përfshi Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë kanë prodhuar një vaksinë. Paraprakisht, COVAX ka përllogaritur se kostoja e një doze vaksine do të jetë 10.55 dollarë.

Të fundit