All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Hapen kinematë, Covid-19 anulon edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Tiranë

All - Paragraf - 1

Hapen kinematë, Covid-19 anulon edicionin e 23-të të Panairit

Covid-19 anulon këtë vit Panairin e Librit në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Edicioni i 23-të ishte planifikuar të mbahej më 12-15 nëntor, por autoritetet shëndetësore kanë vendosur që ky aktivitet të mos zhvillohet, me argumentin se mund të krijohet rrezikshmëri e lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë, pasi kanë marrë të mërkurën urdhrin nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës, ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të "rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi", sqaron grupi organizator i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
 

    

Të fundit