Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku

Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku
Spitali Infektiv

Një tjetër viktimë është regjistruar nga radhët e bluzave të bardha si pasojë e Covid-19. Mjeku i ekografisë në Berat, Gëzim Lamaj nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

63 vjeçari ishte i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë. Mjeku Lamaj punonte prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit si ekografist dhe radioskopit.

Situata me pandeminë është përkeqësuar. Ministria e Shëndetësisë raportoi dje rekord viktimash, ku në 24 orë u regjistruan 21 humbje jete.

Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku

 

Të fundit