Flash News

E-TJERA

Covid-19 i  mori jetën aktorit Valter Gjoni, dedikimi prekës i dekanit të ‘Arteve’: Lotët më rrjedhin e si ndal dot, shpirti im dhemb për të!

 Covid-19 i  mori jetën aktorit Valter Gjoni, dedikimi prekës i

Petrit Malaj, aktor dhe dekan i Universitetit të Arteve ka reaguar me një dedikim prekës për mikun e tij, Valter Gjoni, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare për shkak se humbi betejën me covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se u ndje shumë keq kur mori vesh për lajmin e ndarjes së tij nga jeta.  

“Sa të vështirë na e bëre jetën ......
Mirë që të gjithë presim radhën kur do të kemi mbi shpinë, por kur na shkëput miq e shokë...këtë s'po e mbajmë dot! E fillova aq keq mëngjesin e sotëm sa lotët më rrjedhin e si ndal dot... u nda prej nesh Valter Gjoni, miku im i shkëlqyer, artisti i talentuar, njeriu i pastër e i ndershëm aq i rrallë në këtë vend! Dhe shpirti im dhemb për të!
Do të kujtoj me mall koleg e miku im i shtrenjtë!”, shkruan Malaj.

Të fundit