All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Covid-19 shtyn seancën gjyqësore të Mimoza Margjekës

All - Paragraf - 1

Covid-19 shtyn seancën gjyqësore të Mimoza Margjekës

Shtyhet seanca gjyqësore për Mimoza Margjekën pasi një prej gjykatësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

All - Paragraf - 3

Thuajse një muaj më pare, GJKKO la në fuqi masën "arrest shtëpie" për gjyqtaren Mimoza Margjeka, dhe "arrest me burg" për bashkëshortin e saj Arben Cara, të cilët akuzohen për marrjen e një rryshfeti prej 6 mijë eurosh për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh, Orion Bali nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Së bashku me Margjekën dhe bashkëshortin e saj, SPAK mori nën hetim edhe Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

Asokohe ajo tha se e gjitha ka ardhur si pasojë e vendimit të saj për të mos njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

Të fundit