Flash News

E-TJERA

Cristano Ronaldo prezantohet tek Al-Nassr: E përfundova punën time në Evropë

Cristano Ronaldo prezantohet tek Al-Nassr: E përfundova punën time

Cristiano Ronaldo u prezantua dje në Arabinë Saudite si lojtari i ri i klubit Al-Nassr.

Teksa foli para më shumë se 25 mijë vetëve në parkun Mrsool në Riad gjatë pezantimit, 37-vjeçari tha se nidhej krenar dhe i lumtur për vendimin e tij.

Ronaldo tha se kishte pasur oferta nga shumë klube në Evropë, por zgjodhi Arabinë Saudite si një sfidë e re.

“Ndihem shumë krenar që marr këtë vendim të madh në jetën time. Në Europë puna ime është bërë, fitova gjithçka dhe tani kjo është një sfidë e re. Jam mirënjohës që Al Nassr më ka dhënë këtë mundësi, jo vetëm për futbollin, por edhe për brezin e ri dhe brezin femëror.

Për mua kjo është një sfidë por ndihem shumë e lumtur dhe shumë krenare. Kam pasur shumë mundësi në Evropë, në Brazil, në Australi, në SHBA dhe madje edhe në Portugali shumë klube u përpoqën të nënshkruanin me mua, por unë ia dhashë fjalën këtij klubi”, tha Ronaldo.

37-vjeçari nënshkroi kontratën dyvjeçare me klubin arab duke u bërë lojtari më i paguar.

Të fundit