Flash News

E-TJERA

‘Daily Express’: Si po e përdorin shqiptarët vdekjen e Mbretëreshës për të reklamuar kalimet e paligjshme

‘Daily Express’: Si po e përdorin shqiptarët vdekjen e

Mediat britanike i kanë kushtuar një tjetër artikull emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe. ‘Daily Express’ raporton se kontrabandistët shqiptarë po e përdorin vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, si një mënyrë për të kaluar drejt Anglisë.

'Merrni pjesë në funeralin e kësaj zonje' është fraza të cilën ‘e shesin’ në rrjetet sociale si TikTok për të arritur një marrëveshje me çmim 1,600 £ për person për çdo emigrant që dëshiron të shpërngulet drejt Britanisë së Madhe, me pretekstin se do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës.

Sipas ‘Daily Express’, tarifa prej 1600 £ është gjysma e çmimit të marrëveshjeve të mëparshme, që variojnë nga 3000 deri në 5000 £ që ofroheshin nga bandat dy muaj më parë.

Oferta për shqiptarët vjen në një kohë kur të dhënat e autoriteteve britanike konsideruan se rreth 60% e emigrantëve të paligjshëm e përbëjnë shqiptarët. Trafikantët ofrojnë edhe kalimin e fëmijëve pa pagesë duke shtyre kështu edhe familjet të kalojnë Kanalin.

Sipas zyrtarëve të Forcave Kufitare, gjatë garës së fundit të lidershipit konservator, trafikantët paralajmëruan se migrantët duhej të kalonin përpara se të formohej një Qeveri e re me Liz Truss si kryeministre, e cila do të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

Truss është zotuar të negociojë më shumë marrëveshje deportimi në stilin e Ruandës dhe të ruajë rolin e Marinës në mbikëqyrjen e funksionimit të kanalit.

Reklama e TikTok që promovon kalimet u ngarkua pikërisht kur arkivoli i Mbretëreshës mbërriti në Edinburg të dielën.

Duke shfaqur një imazh të Mbretëreshës gjatë një shëtitjeje, bandat inkurajuan emigrantët të përfitonin nga oferta ‘speciale’ në mënyrë që të merrnin pjesë në funeral.

Të fundit