Flash News

E-TJERA

Dalin detaje të reja për vrasjen e 40-vjeçarit në Ksamil/ Prej 10 vitesh ishte kthyer nga Anglia, person jo problematik

Dalin detaje të reja për vrasjen e 40-vjeçarit në Ksamil/
Gramoz Memajn

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Ksamil. Autorët e kanë pritur Gramoz Memajn para shtëpisë dhe në momentin që ai ka parkuar dhe ka dalë për të hyrë në banesë, ata e kanë qëlluar me armë zjarri.

Policia ende nuk ka bërë të mundur kapjen e autorëve. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e një hoteli që ndodhej përballë banesës, pamje mbi të cilat po punon policia për zbardhjen e krimit.

Memaj ishte biznesmen, por nuk njihej si person problematik. Ai kishte rreth 10 vite që ishte kthyer nga Anglia, ku kishte punuar për shumë vite.

 

Të fundit