Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Edess, në makinë ishin 5 shqiptarë të punësuar në fermat greke

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Edess, në makinë ishin 5

Pesë shqiptarë të cilët punonin në fermat e zonës, kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi. Makina me targa shqiptare u përplas kokë më kokë me një kamion.

 Mjeti në pjesën e përparme u shndërrua në një masë amorfe, ndërsa zjarrfikësja e Edessas u thirr për të nxjerrë të vdekurit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:50 të pasdites, në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale të Selanikut Follorinë, kur në rrethana ende të pazbardhura dy mjetet janë përplasur kokë më kokë e për pasojë të gjitha pasagjerët e automjetit tip “Benz” me targa Shqipëria humbën jetën.

Për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina është dashur ndihma e 9 zjarrfikësve me 4 mjete, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edessë, jashtë rrezikut.

 

Të fundit