Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet e përplasjes mes ish-deputetit Boçi dhe biznesmenit Luca

Dalin pamjet e përplasjes mes ish-deputetit Boçi dhe biznesmenit
Foto ilustruese

Ditën e sotme kanë dalë pamjet e konfliktit që ndodhi një ditë më parë mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Në videon e publikuar nga "Ora News", shihet momenti pak pas përplasjes fizike mes biznesmenit Luca dhe Boçit.

Pamjet tregojnë situatën e tensionuar, ku biznesmeni drejtohet drejt Boçit për ta sulmuar, por janë dy persona të tjerë që e pengojnë dhe e futin në lokal.

Përplasja mes tyre ndodhi teksa Boçi po zhvillonte një takim me banorët e zonës. Ai i cili u shfaq me shenja dhune në qafë, ndërsa e ka cilësuar rastin një agresion me motive politike.Nga ana tjetër biznesmeni Luca tha se ka qenë Boçi ai i cili e ka fyer dhe provokuar.

Të fundit