Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet e vrasjes së Klodian Rashës. Polici e qëllon pas shpine, i riu ndërron jetë në pak sekonda

Dalin pamjet e vrasjes së Klodian Rashës. Polici e qëllon pas

Në ditën kur Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, publikohen për herë të parë pamjet e kamerave të  sigurisë nga momenti i ekzekutimit të të riut.

Në pamjet e publikuara nga Top Channel, shihet qartë momenti kur dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë, vetëm se shkeli orën policore gjatë pandemisë. Në orën 02:2 minuta të mesnatës gjithçka ndodh në pak sekonda, siç duket edhe nga video.

Klodiani ishte në trotuar. Polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon. Polici rrëzohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon edhe tre hapa e rrëzohet.

Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani jep shpirt.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Këto nuk janë momente për klikimet që shuajnë kuriozitetin, por momente reflektimi për të vlerësuar se sa afër është jeta me vdekjen, liria dhe të drejtat e njeriut me shtetin policor.



 

Të fundit