Flash News

E-TJERA

DALIN PAMJET/ Kush ishin “policët” që rrëmbyen Gerond Meçen

DALIN PAMJET/ Kush ishin “policët” që rrëmbyen Gerond

Janë bërë publike pamje që dokumentojnë momentin e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, ngjarje e ndodhur më 12 gusht. Në foto shihen disa persona të veshur me uniforma policie dhe rroba që imitonin agjentët e BKH-së, të cilët i afrohen Meçes duke shfrytëzuar autoritetin dhe simbolikën e institucioneve shtetërore.

DALIN PAMJET/ Kush ishin “policët” që rrëmbyen Gerond

Sipas hetimeve, biznesmeni është marrë peng dhe është mbajtur për disa orë nën presion të vazhdueshëm dhe kërcënime serioze. Qëllimi i rrëmbimit ka qenë detyrimi i tij për të hequr dorë nga ankesat e depozituara lidhur me procedurat e tenderëve të AKSHI-t.

DALIN PAMJET/ Kush ishin “policët” që rrëmbyen Gerond

Vetëm pasi Meçe ka pranuar të tërhiqej nga këto ankimime, rrëmbyesit e kanë liruar, duke e lënë të braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.

Nga verifikimet e deritanishme, autoritetet dyshojnë se urdhri për rrëmbimin është dhënë nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Të dy personat janë shpallur në kërkim dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit