Flash News

E-TJERA

Dalin përgjigjet e ADN/ Kë po heton Prokuroria për sulmin te Top Channel

Dalin përgjigjet e ADN/ Kë po heton Prokuroria për sulmin te Top

Sulmi ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola vijon të jetë në hetime ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se deri më tani janë siguruar tre përgjigje të sakta ADN-je, ndërkohë që po pritet përgjigja e dytë nga Europol.

Përgjigja e parë nga Europol ka ardhur, në të cilën thuhet se është konfirmuar kërkesa për shenjat e gishtërinjve në ADN-të e gjetura. Europol po përpunon kërkesën për të parë nëse me këto shenja gishtërinjsh ka përputhje me vepra të tjera kriminale.

Po ashtu mësohet se kanë dalë analizat e ADN-së dhe pritet që të bëhet përcaktimi me personat e dyshuar me metoda speciale të krahasimit. Po ashtu janë nisur disa letërporosi në drejtim të disa vendeve të tjera jashtë Europës. Këto letërporosi janë nisur me një kërkesë për të bërë një përputhshmëri të shenjave të gishtërinjve të personave nëse janë skeduar në këto vende.

Të fundit