Flash News

E-TJERA

Dalin rezultatet paraprake në bashkinë e Vorës, fiton kandidati i PS. Basha nuk merr as 700 vota

Dalin rezultatet paraprake në bashkinë e Vorës, fiton kandidati i

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar rezultatet paraprake të votimti në bashkinë e Vorës.

Sipas llogaritjeve nga votimi dhe numërimi elektronik, fitues rezulton kandidati i PS Blerim Shera me 7.530 vota. I dyti renditet Lulzim Vrana i “Shtëpisë së Liorisë” me 2.589 vota. I fundit mbetet kandidati i PD Ymer Marku me 687 vota.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve deklaroi se rezultati për të gjitha bashkitë, pritet të shpallet nesër para orës 22:00.

“Pjesëmarrja janë 11 mijë e 96 zgjedhës të bashkisë Vorë që kanë votuar për kandidatët Lulzim Vrana i “Shtëpisë së Lirisë” ka marrë 2 589 vota Blerim Sherra i PS ka marrë 7.530, Ymer Marku i PD ka marrë  687 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat. Ky është rezultati paraprak. Rezultatin përfundimtar do të shpallet nga KZAZ Vorë. Brenda ditës së nesërme, ndoshta në orët e vona do kemi rezultatin për numrin më të madh të Bashkive, para orës 22:00 të mbrëmjes”, deklaroi Celibashi.

Të fundit