Flash News

E-TJERA

Darka joformale me liderët e Ballkanit, Greqia tregon pse “i mbylli” derën Ramës

Darka joformale me liderët e Ballkanit, Greqia tregon pse “i

Vendimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për të ftuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një darkë jozyrtare të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë të hënën në vend të kryeministrit të vendit fqinj, Edi Rama, shihet si një reflektim i shqetësimit të Greqisë me Tiranën, pas ndalimit të Fredi Belerit, për të mos u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Apelimet e tij të përsëritura të paraqitura në gjykatat e Tiranës janë rrëzuar, madje Greqia ka protestuar vazhdimisht për ndalimin e tij.

Burime diplomatike i thanë Kathimerini se vendimi i kryeministrit grek është një mënyrë diplomatike për t'i treguar jo vetëm Ramës, por edhe liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se Greqia nuk negocion për çështje parimore, siç është respektimi i të drejtave të njeriut qw në rastin e Belerit konsideron se po dhunohen nga Shqipëria.

Ajo që i përkeqësoi gjërat ishte qëndrimi i Ramës katër ditë më parë, me rastin e protestës në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të burgosur, që nuk i ka pëlqyer Athinës, shkruan gazeta greke.

Ndër të tjera, Rama akuzoi Greqinë për ndërhyrje në procesin gjyqësor dhe e përshkroi përpjekjen e Athinës si “surreale”, ndërsa sulmoi edhe nënpresidentin e Komisionit Europian Margaritis Schinas për ndërhyrjen e tij të fundit në favor të lirimit të Belerit.

Pala greke ka një qëndrim krejtësisht të kundërt, duke këmbëngulur se është qeveria Rama ajo që po ndërhyn në punën e drejtësisë sepse rezultati në Himarë me fitoren e Belerit nuk ishte ai që priste.

Darka joformale të hënën me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit për një diskutim mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit synon të nxjerrë në pah rolin udhëheqës të Greqisë si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë energjetike në Ballkani dhe Evropa Juglindore.

Të fundit