Flash News

E-TJERA

Dash Shehi kundër legalizimit të kanabisit: Vendime të gabuara, nuk e di se ku shkon kjo marrinë

Dash Shehi kundër legalizimit të kanabisit: Vendime të gabuara,

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur kundër nismës së qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Duke folur në kuvend, Shehi tha se vendime të tilla të gabuara do të ndikonin te fermerët për të mos mbjellë kultura të tjera si drithërat, për të cilat vendi është i varur nga perëndimi.

"Hajde t'i mbushim mendjen atij shko e mbill patate,kur mund të thotë se këtu ka 100 mundësi për të fituar para ndryshe, nuk e di se ku shkon marrina. Vendime të gabuara. Do e shikoni që në fund të këtij viti do të ndikojë te niveli i bujqësisë në Shqipëri.

Do i ftoja kolegët e bujqësisë se kemi akoma kohë që të nxisim bujqit që të mbjellin kulturat e pranverës dhe në vjeshtë të shtojmë sipërfaqet me drithëra që të mos jemi kaq të varur nga perëndimi.

Kundër këtij ligji nuk jam sot, sikur qeveria t'i largojë pak duart nga 5 gjërat që vijnë nga Europa, bujqësia ka nevojë për ide të tjera shumë më të mëdha, shumë të rëndësishme. Kjo është mënyra se duhet trajtuar bujqësia", tha Shehu.

 

Të fundit