Flash News

E-TJERA

DEA amerikane zyrë në Tiranë, ish-prokurori: Shqipëria, problem për trafikun e drogës. Shteti s'e kontrollon dot

DEA amerikane zyrë në Tiranë, ish-prokurori: Shqipëria,

DEA amerikane pritet që të hapë zyrë në Tiranë në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në News 24 tha se kjo tregon se edhe vendi ynë është kthyer në një problem për trafikun e drogës, kryesisht të kokainës.

Sipas tij, shteti shqiptar nuk e kontrollon dot këtë trafik kokaine, ndaj dhe do të vihet në punë DEA amerikane.

Beci: Trafiku i drogës në Shqipëri ka detyruar DEA-n që të hapë zyrë. Shqipëria është kthyer në problem edhe për DEA-n. Kjo mund të quhet edhe një dështim i shtetit shqiptar në luftën ndaj kokainës. DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave.

Nëse DEA më parë ka pasur zyrë në Athinë, tani do kemi dhe këtu. Trafiku i kokainës ka në vendin tonë qendrën e organizimit të ‘ushtarëve’ të organizatave kriminale, ka qendër të organizimit të pastrimit të veprave penale. Organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë.

 

Të fundit