Flash News

E-TJERA

Debat mes ministrit Manja dhe Agron Shehajt: Do t'i shkul veshët!

Debat mes ministrit Manja dhe Agron Shehajt: Do t'i shkul veshët!

Çështja e amnistisë penale ka shkaktuar debat mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe depuetit, Agron Shehaj. 

Ky i fundit e akuzoi Manjën nga foltorja e Kuvendit se ka gënjyer kur deklaroi se nga amnistia nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar. 

"Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?!

Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh", tha Shehaj. 
Manja nuk dëgjohet pasi ka mikrofonin të mbyllur por nga karrigia i bën me dorë se 'do të të shkul veshët'.

Më pas, Shehaj reagon sërish duke iu drejtuar ministrit: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka cfarë thotë.  

Të fundit