Flash News

E-TJERA

Debat në Kuvend/ Rama ironizon Tabakun: Pyet atë që ke si balonë tabake. Basha i kthehet ashpër: Mbaje gojën, atë fjalor përdore në shtëpi

Debat në Kuvend/ Rama ironizon Tabakun: Pyet atë që ke si

Teksa po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2022, në seancën plenare nuk kanë munguar replikat dhe ironitë. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku, e cila është e profilizuar në fushën e ekonomisë.

Ai i është drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha mbi shifrat për varfërinë dhe i ka thënë të pyesë "balonë tabaken", duke lënë të nënkuptohej që e kishte me deputeten Tabaku.

Rama: Ja pra se unë po t’i tregoj shifrat. Nëse nuk i di ti, pyet atë që ke si balonë tabake. Po ç’keni më, se të jesh balonë tabake ku ma gjen, është gjë e mirë. Është balona tauke ajo që s’bën.

Kjo deklaratë e Ramës ka shkaktuar reagime nga demokratët, por ka qenë Basha ai që ka marrë fjalën për të replikuar kryeministrin. Kryedemokrati i tha Ramës se Tabaku është një doktoreshë shkencash e diplomuar në një nga univeristetet më të mira të Londrës. Ai iu drejtua kryeministrit duke i thënë të tregonte kujdes me fjalorin që përdor në Parlament.

Basha: Është e disata herë që ky person vjen dhe fyen personalisht deputetët e opozitës, zonja që ti iu referove është doktoreshë shkencash, kur ti bridhje poshtë urës së Parisit, është diplomuar në një nga Universitetet më të mira të Londrës, kujdes me ne, vijmë nga universitetet më të mira, nuk vimë ne nga llumi i Senës, ti je prodhim i gropës së Ajdin Sejdisë.

Se ata që të takojnë për protokoll, nuk të thonë atë që mendojnë, këto që të thashë ti i di fare mirë, fjalorin e shteruar ruaje për shtëpinë tënde, nëse me këtë edukatë rrit fëmijët e tu. Mbaje gojën, ti je një bosh, je një zero, je një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja, ti je shpagesa për mëkatet e etërve tanë, dhe të PD.

 

Të fundit