Flash News

E-TJERA

Debate në TIMS/ Deputetja e PS-së largohet nga salla

Debate në TIMS/ Deputetja e PS-së largohet nga salla

Ka pasur debate në Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. 

Deputetja e PS  Blerina Gjylameti, pas debatit është larguar nga salla, ndërsa më pas mbledhja u ndërpre për të rinisur pas 5 minutash.

Pjesë nga debati:

Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.

Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë.

Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën.

(Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla.)

Salianji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan.

Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.

Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon.

Gogu: Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen.

Salianji: Këtë punë kanë këta janë të shqetësuar nga mali me paligjshmëritë.

Të fundit