Flash News

E-TJERA

Debate për Portin e Durrësit në Kuvend/ Xhaferaj ‘i kërkon llogari’, Balluku e ironizon me lapsusin e hershëm

Debate për Portin e Durrësit në Kuvend/ Xhaferaj ‘i

Deputeti democrat Ferdinand Xhaferaj thirri në interpelancë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun lidhur me çështjen e ndërtimit të Portit të Durrësit.

Diskutimes u shoqëruan me debat mes palëve, pasi Xhaferaj ngriti pretendimet se ndërtimi i Portit të Durrësit është një aferë korruptive dhe se projekti do të realizohet nga kompani “fantazmë”.

“Unë do të paraqes me fakte pse Porti i Durrësit nuk është projekt strategjik, por aferë korruptive. Do të paraqes tetë fakte. Aty do ndërtohet një kompleks luksoz për një grusht njerëzish. Kompanitë ofshorë të zgjedhura pa transparencë nuk kanë treguar se kanë për qëllim t’i shërbejnë qytetarëve apo zhvillimit ekonomik të vendit.

Kjo është hallka e parë e zinxhirit të vjedhjes së qytetarëve. Më rezulton se investimi për një port jahtesh shkonë 50-60 milionë dollarë. Fakt tjetër është tenderi, që dëshmon se që në gjenezë është aferë. Tenderi 19 milionë dollarë, ku fituesi u shpall më 31 dhjetor. Kush e ka marrë? Një kompani që u bastis nga SPAK dhe që ka shumë problem”, tha Xhaferaj.

Balluku iu kundërpërgjigj duke e akuzuar se po tenton të bëjë “tymnajë’, ndërsa deklaroi se "Zoti Xhaferaj, unë nuk kam as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë, sa për mbiemrat që vini ju, as ma ndjen fare, se mua më flet puna”.

Ndërkohë Balluku ironizoi këtë të fundit, duke i përmendur një lapsur të hershëm. “Ata nuk ishin të zotët që të përmirësonin cilësinë e diellit”, ka qenë deklarata lapsus e deputetit.

Sakaq, Xhaferaj iu përgjigj, duke i thënë se “ju përmendët diellin. Unë kam qenë ministër dhe jam krenar që në 30 vite politikë, kam bërë vetëm një lapsus. Unë kam respekt për gruan, kjo është vijë e kuqe që më pengon t’iu etiketoj me buqetën shumëngjyrëshe që meritoni.”

 

 

Të fundit