Flash News

E-TJERA

Debate te “Veprimtaria Prodhuese”/ Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…Boçi: Pa provoje njëherë

Debate te “Veprimtaria Prodhuese”/ Pëllumbi: Të nxjerr

Mbledhja e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, ku po diskutohej projekti i Portit të Durrësit është shoqëruar me debate. Opozita këmbëngul se nxitimi i qeverisë për këtë çështje, tregon se pas saj fshihet një megaaferë.

E thirrur për të dhënë detaje rreth projektit ishte thirrur ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.  Deputeti Luçiano Boçi ka kërkuar fjalën për procedura, për të folur për projektin e Durrësit, por është kundërshtuar nga socialisti Arben Pëllumbi.

Pjesë nga debati:

Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.

Ndërhyn Agron Duka…

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

Boçi kërkon fjalën për procedurë

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Boçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra

Arben Pëllumbi: Po na lër tani.

Boçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…

Boçi: Pa provoje njëherë

 

Të fundit