Flash News

E-TJERA

Debatet për ndryshimin e rendit të ditës, ndërpritet seanca plenare

Debatet për ndryshimin e rendit të ditës, ndërpritet seanca

Është ndërprerë pas debateve në parlament seanca plenare.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj njoftoi se seanca ndërpritet për 30 minuta pas debateve për ndryshimin e rendit të ditës.

Opozita ka kundërshtuar diskutimet, ndërsa kërkon interpelancë me Ramën për inceneratorët. Një përfaqësi e tyre madje bllokuan edhe foltoren e kuvendit.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, i ka propozuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të ngrihet një grup negociatash me studentët e Mjekësisë, për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Po ashtu,opozita kërkon që të nxirren menjëherë jashtë rendit të ditës tre ligjet e sjella nga mazhoranca si ligjin për Akademinë, ligjin për studentët e mjekësisë dhe ligjin për legalizimin e kanabisit.

Të fundit