Flash News

E-TJERA

Debati Tabaku-Veliaj-Kryemadhi për shkollën "Sami Frashëri", reagon delegacioni i BE: Nuk po ndërtohet me fondet tona

Debati Tabaku-Veliaj-Kryemadhi për shkollën "Sami
Shkolla "Sami Frashëri"

Rindërtimi i shkollësh "Sami Frashëri" ka qenë një temë debati i javëve të fundit, teksa opozita ka hedhur akuza se shkolla nuk po ndërtohet nga fondi i BE por nga taksat e shqitarëve.

Ndërkohë, delegacioni i BE-së në Tiranë ka deklaruar përmes një njoftimi se ka pohuar se ky gjimnaz nuk do të jetë pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare për rimëkëmbjen nga tërmeti.

Gjithashtu në njoftim thuhet se kjo shkollë nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë.

Mes të tjerash BE ka publikuar dhe listën e shkollave që do të përfitojnë nga programi “EU4Schools”.

Reagimi i plotë:

Shkolla “Sami Frashëri” nuk është pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së për rimëkëmbjen nga tërmeti.

Shkolla nuk është në listën e përfunduar dhe të publikuar të fazës së parë të programit. Po ashtu, nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë. Lista për fazën e parë të programit mund të gjendet në faqen e internetit të UNDP-së, partneri ynë zbatues për programin “EU4Schools”

 

Të fundit