Flash News

E-TJERA

Defekt në ashensorin e QSUT-së, mbeten të lënduar infermieri dhe pacientja

Defekt në ashensorin e QSUT-së, mbeten të lënduar infermieri

Dy persona kanë mbetur të lënduar, pas një defekti që ka pësuar ashensori i spitalit “Nënë Tereza”.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate. Policia ka bërë me dije se të lënduar kanë mbetur barrelisti me iniciale K.D, dhe pacientja që ishte duke transportuar V. C.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit, ndërsa dy të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit