Flash News

E-TJERA

“Defender 21”/ Ambasada e ShBA-së: Forcat ushtarake janë gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh (VIDEO)

“Defender 21”/ Ambasada e ShBA-së: Forcat ushtarake janë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka ndarë pamje të tjera nga ceremonia e djeshme e "DefenderEurope 21", një stërvitje e përbashkët ushtarake shumëkombëshe e cila nisi dje në Durrës.

Krahas videos, ambasada amerikane shkruan se forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura dhe janë gati për t'u përgjigjur në rast sulmesh.

"Shikoni disa pamje më shumë nga #DefenderEurope 21 dje në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit. Shihni transportimin e automjeteve në det si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga toka në breg, kryer për herë të parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky ushtrim tregon që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura, të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh." thuhet në postimin e ShBA-së

Të fundit