Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deklarata e 21 organizatave civile: Të krijohet një qeveri teknike, të garantohet procesi i lirë zgjedhor

Apel dhe ndërhyrje për të ndaluar menjëherë procesin e rrezikshëm mbi shkeljet e të drejtave themelore të njeriut dhe rrezikun e gërryerjes së demokracisë në Shqipëri
21 organizata civile kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.
Organizatat dënuan shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe standarteve demokratike, përfshirë këtu kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes, mungesën e transparencës nga qeverisja e të tjera.
Njëzëri, në rezolutën e nënshkruar 21 organizatat kërkuan: respektimin me rigorizitet e të drejtave të qytetarëve, garantimin e lirisë së shprehjes, si dhe i janë drejtuar me një kërkesë komunitetit ndërkombëtar për ndërmjetësimin e një qeverie teknike.
DEKLARATA:
Më 18 dhjetor 2024, u mbajt forumi “Të drejta të shkelura”, një iniciativë e gjerë e 21 organizatave, sindikatash dhe koalicione të shoqërisë civile, të angazhuara gjerësisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, ku miratuan rezolutën “për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.” Nëpërmjet kësaj rezolute evidentohen shkeljet alarmante e të drejtave themelore dhe lirive themelore duke theksuar rrezikun e gërryerjes së demokracisë në Shqipëri. Kjo rezolutë u adresohet institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, agjencive mbikëqyrëse, dhe mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me një apel të qartë për ndërhyrje dhe angazhim të menjëhershëm për të ndaluar këtë proces të rrezikshëm.
Në kuadër të kësaj rezolute, organizatat nënshkruese kërkojnë me forcë që të ndërmerren hapa konkret dhe të menjëhershëm për të parandaluar thellimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilat janë bërë të dukshme në çdo aspekt të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike në Shqipëri. Liria e shprehjes, pavarësia e medias, dhe garantimi i të drejtave sociale dhe politike të qytetarëve janë të rrezikuara në mënyrë serioze nga abuzimet dhe keqpërdorimet e institucioneve shtetërore dhe nga heshtja e padrejtë e aktorëve politikë që kontribuojnë në krijimin e një klime të pasigurt dhe në kufijtë e cënimit të garancive kushtetuese për çdo qytetar shqiptar.
Në këtë kuadër:
1. Dënojmë shkeljet e vazhdueshme të raportuara të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në Shqipëri, përfshirë kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes, manipulimet zgjedhore dhe gjendjen dramatike ne burgjet e vendit, 62 % e të burgosurve janë ne paraburgim, mungesën e transparencës në qeverisje.
2. Ritheksojmë se respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore janë parakusht për një demokraci funksionale dhe për përmbushjen e aspiratave të popullit shqiptar për integrim Europian, partneritet atlantik, dhe prosperitet socio-ekonomik.
3. Kujtojmë se garantimi i të drejtave për çdo qytetar, përfshi gjatë proceseve hetimore, penale apo gjyqësore, është një parakusht për të evituar rrëshqitjen drejt një regjimi policor ku kufizimi i dhunshëm i lirive mbizotëron përkundrejt zbatimit të një procesi të drejtë gjyqësor;
4.Theksojmë nevojën për të adresuar këto sfida përmes një angazhimi kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë aktorët politikë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ndaj, ne, organizatat dhe sindikatat nënshkruese, e shohim këtë moment si një thirrje të pandalshme për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe liritë themelore të çdo individi. Shkeljet e këtyre të drejtave janë shkelje të thella të dinjitetit të njeriut dhe kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare. Rënia e institucioneve demokratike dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm një problem për ata që janë të prekur drejtpërdrejt, por një kërcënim për të gjithë shoqërinë.
Duke iu drejtuar Qeverisë Shqiptare, i kërkojmë
respektimin me rigorizitet e të drejtave të qytetarëve në veçanti ato në lidhje me pronën private dhe lirinë e lëvizjes;
garantimin e lirisë së shprehjes për qytetarët, mediat dhe përfaqësuesit politikë;
për një proces zgjedhor vërtetë të lirë e të drejtë, përfshirë votimin e diasporës pa ndikim të presionit, burimeve shtetëore apo cdo forme që cënon këtë të drejtë kushtetuese;
të krijojë një klimë të favorshme të ndarjes së pushteteve, të ndalohet instrumentatizimi apo politizimi i sistemit të drejtësisë
Krijimin e një kulure dialogu të vërtetë dhe gjithëpërfshirëse për të ndalur shpopullimin, shkatërrimin e arsimit, shëndetësisë, pensionet, minimumin jetik e pronën.
Të mundësojë krijimin e një qeverie teknike sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të menaxhuar procesin zgjedhor dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve.
Ndaj Komunitetit Ndërkombëtar i drejtohet duke i kërkuar:
Monitorimin të zhvillimeve në Shqipëri për të rikthyer stnadartet demokratike e mbrotjen e drejtave të njeriut duke marrë në kosnideratë rezolutat e fundit miratuara nga CDI, EPP dhe IDU
Të vendosë presion ndaj qeverisë shqiptare për të ndalur shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Të ndërmjetësojë negociatat për krijimin e një qeverie teknike në shembullin e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë një garë zgjedhore të lirë dhe të ndershme.
Ndaj Aktorëve të shoqërisë civile dhe opozitës politike Shqiptare, i kërkohet ti bashkohen nën një mision të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave themelore, të vlerave universale dhe parimeve të Lirisë dhe të Drejtat Individuale; Shteti i së Drejtës; Fuqizimit të Qytetarit; Tregu të Lirë; Fuqizimit të Prodhimit Vendas; Një arsimi më cilësor; shkencor e patriotik; Një shëndetësi më dinjitoze; Mbrojtja e shtresës më vulnerabël të shoqërisë, e në veçanti pensionistëve; Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e Historike; Mbrojtjen e Pronës Private; Dekomunistizimi dhe Drejtësi tranzicionale; Decentralizimi i balancuar i pushtetit dhe territorit; Ruatje e Mjedisit; Integrimi Europian; Mbrojtja e Shqiptarëve dhe Vlerave Kombëtare; Dinjiteti dhe Jeta Njerëzore; si dhe Rindërtimi i Shoqërisë.
Në përfundim, kërkojmë një bashkëpunim të fuqishëm dhe të pandërprerë mes aktorëve të shoqërisë civile, institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar që të drejtat e njeriut të mbrohen dhe të zhvillohen, dhe për të parandaluar çdo lloj rreziku që mund të dëmtojë të ardhmen e demokracisë dhe stabilitetit në Shqipëri.
Dokumenta bashkëngjitur
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38