Flash News

E-TJERA

Deklarata e ambasadores për Berishën, ish-ministri i LSI: PD duhet të ndërpresë kontaktet me Kim

Deklarata e ambasadores për Berishën, ish-ministri i LSI: PD duhet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar të papranueshme deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, nga ku i kërkoi të distancohet nga ish kryeministri Sali Berisha i shpallur nga DASh ‘non grata’, në parlamentin e ri që nis në shtator.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se PD duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren Yuri Kim, pasi sipas tij është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh.

Postimi i plotë:                                                                                                                                  

Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim.

Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik.

Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!?

Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.

Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre!

E ka të ndaluar!

Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak.

Të fundit