Flash News

E-TJERA

Deklarata e deputetit gjerman, Doris Pack: Nuk duhet të ndërhyjë në PD, Kim përgjegjëse për problemet

Deklarata e deputetit gjerman, Doris Pack: Nuk duhet të ndërhyjë

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar pas deklaratave të deputetit kristiandemokrat në Bundestag, Gunther Krichbaum. Deputeti tha dje në një intervistë për DË, se nuk do të bashkëpunonin me PD-në, nëse i kthehej së shkuarës.

Në një prononcim për Syri Tv, Pack është shprehur se deputeti gjerman nuk duhet të ndërhyjë në PD, pasi nuk i njeh problemet e brendshme të partisë.

“Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër, PD në Shqipëri. Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë”, është shprehur Pack.

Doris Pack ka dënuar edhe sjelljen e ambasadores amerikane YuriKim, duke e bërë përgjegjëse për shumë probleme me të cilat po ballafaqohet sot PD.

“I ftuari i huaj në Shqipëri - ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD. Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partie dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur”, ka thënë Pack.

Të fundit