Flash News

E-TJERA

21 janari/ Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Në kanalin e radios ku u dha urdhri kishe akses edhe Basha

21 janari/ Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Në kanalin e radios

Një ditë para se të mbushen 12 vjet nga ngjarja e 21 janarit, ku përpara kryeministrisë, ku humbën jetën protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, gazetari Artan Hoxha ka sjellë detaje te reja.

I ftuar në “Zona Zero” në Top News, Hoxha tha se për të komunikuar është përdorur një kanal i veçantë në radio që nuk aksesohej nga të gjithë. Madje, edhe pse nuk kishte radio, në komunikim është përfshirë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. 

“Oficerët kanë qëlluar me urdhër, komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe Agim Lluko. Audio që kam siguruar pas 12 vitesh, vërteton se vrasjet janë kryer me urdhër.

Komunikimi është bërë nga një kanal i veçantë radiojeje, ku aty nuk komunikonin e gjithë garda, por vetëm një pjesë, ku më vonë u quajt edhe “grupi i zjarrit”.

Në atë kanal radioje, ka qenë dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha”, ka thënë Artan Hoxha.

 

Të fundit