Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e Berishës: Kishte persona që mua dhe Ibrahim Rugovën deshën të na vrisnin në Tiranë

Deklarata e fortë e Berishës: Kishte persona që mua dhe Ibrahim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka kujtuar vizitën e parë të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Tiranë.

Duke folur në emisionin Pressing në T7, Berisha tha se kjo tentative erdhi pasi Rugova se ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës.

“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës.

U paraqit para shqiptarëve si mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.

Të fundit