All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Deklarata e fortë e Berishës: Përgjimet kanë gjetur lidhje të bandave me qeveritarët shqiptarë. Çfarë është “SKY”, aplikacioni i mafias

All - Paragraf - 1

Deklarata e fortë e Berishës: Përgjimet kanë gjetur lidhje

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë ditën e sotme në një prononcim për gazetarët. Ai tha se nga hetimet që kanë kryer disa shtete të BE-së është gjetur një aplikacion me anë të secilit sipas Berishës, është përdorur për komunikime të fshehta mes bandave dhe qeveritarëve shqiptarë.

All - Paragraf - 3

Berisha tha se në përgjime kanë rezultuar të përfshirë, ministra, drejtorë, prokurorë e gjykatës. Ai tha se e mbështet këtë hetim, duke e cilësuar si zhvillim pozitiv në betejën kundër ‘narkoshtetit’.

“Hetimi i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë dhe shtete të tjera pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetet po dridhem si tërmet.

Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish dhe shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit.

Iu bëj thirrje këtyre agjensive për një hetim të pavarur sikundër i bëj thirrje anti-mafias italiane në një akt mbështetjeje kundër bashkëpunimit të mafies që të hetojë aferën e inceneratorëve në Shqipëri”, tha Berisha.

Ky i fundit bëri me dije se bëhej fjalë për aplikacionin “SKY ECC”. Ky aplikacion është përdorur gjerësisht nga trafikantët dhe kriminelët në të gjithë botën, pasi ishte i pagjurmueshëm nga autoritetet.

Ky aplikacion u konstatua dhe u “thye” pak muaj më parë nga policia belge. Kjo u pasua nga një numër i madh operacionesh, duke arrestuar dhjetëra anëtarë të grupeve kriminale, ndërsa u kapën edhe sasi të mëdha droge dhe armësh.

Pas thyerjes së kodit të këtij aplikacioni, policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite. 

Të fundit