Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e ish-ministrit të Drejtësisë: Partitë politike në Shqipëri financohen nga krimi e droga

Deklarata e fortë e ish-ministrit të Drejtësisë:

Ish ministri i drejtësisë, njëherësh juristi Ylli Manjani thotë se debati për rublat ruse apo për dollarët, po përdoret për qëllime politike.

Duke folur për Euronews Albania, sipas tij i gjithë debati  është hapur në prag të fushatës elektorale pasi sipas tij po përpiqen të shfokusojnë opinionin publik nga fakti se kush politika në Shqipëri financohet nga paratë e krimit.

Nxjerrja e këtij debati në fushatë  elektorale, bëhet me qëllim të përdorimit politik, pra për të bërë pis sa më shumë kundërshtarin. Duke shfokusuar opinionin publik për faktin se kush mori rubla e kush dollarë, shmanget e gjithë vëmendja nga financimi kriminal që ka sot politika në Shqipëri. Politika shqiptare financohet nga krimi, ky është thelbi i debatit.

Politikën tonë e financon krimi, financohet kryesisht me paratë e trafikut të drogës. Politika me paratë e pastruara nga droga vjen në pushtet dhe mban pushtetin. Me paratë e drogës politika blen diplomatë, qëndrime diplomatike, ka blerë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rasti McGonigal, është provë flagrante e kësaj që po them”, -tha Manjani.

 

 

 

Të fundit