Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Salianjit: Basha do garojë me Spiropalin për të qenë ministër i Ramës

Deklarata e fortë e Salianjit: Basha do garojë me Spiropalin për

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se Lulzim Basha synon që të bëhet pjesë e qeverisë Rama dhe të garojë me ministrat  për t’i zënë vendin.

I ftuar në "Top Talk" në TCH, Salianji tha se Basha do të konkurrojë me ministren Elisa Spiropali për t'u bërë ministër i Ramës. Sipas deputetit, Basha ka tentuar të krijojë një grup parlamentar me 7 vetë në mënyrë që të tentojë në zgjedhjet e tjera t’i shërbejë me votë Edi Ramës.

“Partia e vulës nuk ka interes për të pasur shumicën e grupit të deputetëve. Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta në mënyrë që të tentojë në zgjedhjet e tjera apo t’i shërbejë me votë Edi Ramës. Kjo ka për të ndodhur dhe besoj që dialektika politike do të çojë që e gjithë pjesa tjetër e deputetëve të bashkohet me shumicën. Një njeri që i ka bashkuar dhe ka hyrë në qeveri me Edi Ramës e a hyrë në qeveri me Edi Ramën dhe ka pasur synim të jetë ministër e të emërojë ministra me Edi Ramës. Unë nuk kam fakte të drejtëpërdrejta por kam këto që janë publike.

Në këto kushte duket se ka një tentativë për tu bashkuar me qeverinë apo për të konkurruar me zonjën Spiropali apo ku di unë kush është aty në qeveri për tu bërë ministër i Ramës, kjo është e dukshme. Një politikan duhet të ketë dinjitetin, kur del e thotë sot në 10 vite unë nuk kam qenë vetja por më ka komanduar ky tjetri ndërkohë për dhjetë vite ka thënë se vendimet i marr unë”, tha Salianji.

Të fundit