Flash News

E-TJERA

Deklarata e Kim për Berishën, Lubonja: Problemi numër një është Rama në pushtet

Deklarata e Kim për Berishën, Lubonja: Problemi numër një

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila i kërkoi kreut të PD, Lulzim Basha të mos lejojë ish kryeministrin Sali Berisha në parlament në shtator.

I ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 , Lubonja thekson se Berisha në PD nuk është problemi kryesor i Shqipërisë, por duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama që ka gjithë pushtetet.

’E dëgjova padyshim me vëmendje të veçantë, nëse do përdorja dy fjalë për ta karakterizuar deklaratën, do e quaja kontradiktore dhe të gabuar politikisht Mund të mendosh si unë, që Berisha është burim i të këqijave qysh në fillim. Nuk i bind dot demokratët dhe as ne
E kam shprehur që politikisht Berisha duhet të ishte larguar me kohë, por jo që PD të dhe Bashën ta trajtosh si fëmijë. Kjo e lë PD në gjendje fëminore. Duhet të marrë vendime vetë.
Nuk e ka zgjidhur ashtu sikur nuk e ka zgjidhur gjithë shoqëria problemin me autoritetin. Ne sot nuk kemi problemin numër 1 Berishën në PD, ne kemi problemin nr.1 në partinë në pushtet që po bëhet parti shtet. Nëse ka ndonjë fenomen që duhet goditur është lideri absolut, pra Enver Hoxha është midis nesh, duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama. Pra korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka kapur shtetin, e përfaqëson Rama.
Ajo që duhet marrë Basha është që të rritet, nuk është rritur Basha. Duhet të marrë vendime, mos i marrë vetë e para. Je në demokraci? Mblidh Këshillin, shiko, voto nëse mendon se është çështje.’’- tha Lubonja.

Të fundit