Flash News

E-TJERA

Deklarata e Kim, reagon ashpër Doris Pack: Ndihem e turpëruar nga ju! Po ndërhyni në punët e brendshme të Shqipërisë

Deklarata e Kim, reagon ashpër Doris Pack: Ndihem e turpëruar nga ju!

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack ka reaguar pas deklaratës së djeshme të ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, e cila shkaktoi reagime në opinionin.

Pack ka komentuar në postimin e Kim, duke i thënë se asnjë ambasador në nje vend demokratik nuk sillet në këtë mënyrë. Doris Pack e akuzon ambasadoren se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.

Ish-eurodeputetja shprehet e zhgënjyer nga kjo sjellje, ndërsa i thotë Kim se me këtë sjellje nuk po e nderon SHBA-së.

“Nuk ka asnjë ambasador në asnjë vend demokratik që sillet si ju. Tani po ndërhyni vazhdimisht në punët e brendshme të Shqipërisë! Ju nuk po e nderoni vendin tuaj, SHBA. Ndihem e turpëruar nga ju”, shkruan Pack.

Deklarata e Kim, reagon ashpër Doris Pack: Ndihem e turpëruar nga ju!

Të fundit