Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ramës në samitin e Brukselit, Hoxhaj: Reagimi i duhur, BE po i bën padrejtësi të madhe Ballkanit

Deklaratat e Ramës në samitin e Brukselit, Hoxhaj: Reagimi i duhur, BE

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj nuk i ka cilësuar të tepruara deklaratat e kryeministrit Edi rama me tonë të ashpra dje në samitin e BE në Bruksel, pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një refuzim tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Hoxhaj thotë se BE i ka bërë padrejtësi Ballkanit.

“Nuk i kam parë të tepruara nëse shohim si BE po sillet me Tiranën,  Shkupin, Kosovën për liberalizimin e vizave tregon se po bëhen padrejtësi. Këto vende kanë bërë reforma, janë plotësuar kriteret për të lëvizur Kosova pa viza, por nuk pati sinjale pozitive. Sjellja evropiane në raport me Ballkanin është e padrejtë dhe marrëzi që mund ti kushtojë Evropës dhe Ballkanit, është absurde.

Pra, ka qenë reagim i duhur dhe nuk mendoj se elitat politike bullgare e shohin si reagon ministria e Jashtme atje. Përtej deklaratës së Ramës thelbi qëndron se BE nga 2013 po i jep Ballkanit dicka jo në përmbajtje. Liderët e Ballkanit që marrin pjesë në samite si ai djeshmi duhet ti thonë gjërat troc por duhet edhe të bëjnë punë në vendet e tyre”, tha Hoxhaj.

 

Të fundit