Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e inxhinierit: Nuk do kaloja në tunelin e Llogarasë, betoni mund të shembet nga ujërat

Deklarata e fortë e inxhinierit: Nuk do kaloja në tunelin e

Inxhinieri Romeo Nazarko ka bërë një deklarataë të fortë lidhur me sigurinë e infrastrukturës të Tunelit të Llogarasë, i inauguruar nga zv.kryeministrja Balluku.

Deklarata e fortë e inxhinierit: Nuk do kaloja në tunelin e

I ftuar në studion e News24, ai tha se nga informacionet publike mbi kolaudimin e tunelit, situata është shqetësuese.

“Nga sa kemi dëgjuar nga eksperti që e ka kolauduar këtë tunel, flitet se nuk ka hekur në strukturë. Duke parë që edhe me një ditë normale shiu ka probleme, ky tunel kërkon një studim të thelluar për sigurinë,” deklaroi Nazarko.

Në mënyrë personale, inxhinieri tha se nuk do ta përdorte tunelin. “Unë si inxhinier nuk do të kaloja. Do preferoja të përdorja rrugën e vjetër të Llogarasë sesa të futesha në një tunel të tillë. Duke parë edhe bisedat nga dosja e Ballukut dhe situatën në terren, do të tregoja shumë kujdes kur të udhëtoja në atë zonë,” theksoi ai.

 

Të fundit