Flash News

E-TJERA

Del data, kur do të zgjidhet kreu i ri i SPAK

Del data, kur do të zgjidhet kreu i ri i SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë më 11 dhjetor intervistat me katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas largimit të Altin Dumanit.

Për këtë pozicion konkurrojnë: Klodian Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Fillimisht, intervistat ishin planifikuar të zhvilloheshin më 4 dhjetor, por data u shty dhe u vendos më 11 dhjetor.

Në të njëjtën ditë, KLP pritet të kryejë edhe votimin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, i cili do të marrë detyrën zyrtarisht më 19 dhjetor.

Ky proces është pjesë e përpjekjeve për të siguruar stabilitet dhe drejtësi në drejtimin e SPAK, institucioni kyç për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Të fundit